Ministria e Shëndetësisë njofton se dy drejtorë të Klinikave kanë deponuar dorëheqje në Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas tyre bëhet fjalë për drejtoreshën e Klinikës Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve, Aspazija Sofianova dhe drejtorin e Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji, Nikolla Vasev.
“Ju informojmë se me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, sot në Ministrinë e Shëndetësisë i janë dorëzuar dorëheqjet e dy drejtorëve të klinikave universitare. Bëhet fjalë për drejtorin e Klinikës Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve, Aspazija Sofianova dhe drejtori i Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji, Dr. Nikolla Vasev. Sipas procedurave ligjore, pas emërimit të drejtorëve të rinj të këtyre klinikave nga ministri, opinioni do të informohet menjëherë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, përcjell KlanM.
Ndryshe, Tv Klan Maqedoni publikoi dokumente ku vërtetohej se drejtoresha e klinikës për fëmijë, Aspzija Sofianova përfitonte pagesa të majme duke keqpërdorur ”kujdestarinë”.