Dy burra të vdekur si pasojë e stuhisë në Zagreb

Dy burra kanë vdekur në Zagreb si pasojë e stuhisë që e ka goditur kryeqytetin e Kroacisë në pasditen e së mërkurës.

Lupka Hitrova nga Instituti i Trajnimit për Mjekësi Emergjente ka thënë se dy burrat kanë vdekur si pasojë e rënies së pemëve.

Tetë persona janë plagosur, por në mesin e tyre nuk ka fëmijë.

Sipas autoriteteve, shërbimet e emergjencës i kanë pranuar 700 thirrje dhe vetëm zjarrfikësit kanë intervenuar në 50 raste.

Kryetari i Bashkisë së Zagrebit, Tomisllav Tomasheviq u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i thërrasin shërbimet e emergjencës vetëm në rast urgjence, pasi linjat janë bllokuar.

Stuhia, e përcjellë me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta, ka nisur rreth orës 16:00 dhe ka zgjatur rreth 20 minuta./REL

Lexo gjithashtu
Total
0
Share