Dy avionë të Luftës së Dytë Botërore përplasen në ajër

2 avionë të vjetër të epokës së Luftës së Dytë Botërore janë përplasur dhe janë rrëzuar gjatë një shfaqje ajrore në Teksas, duke shkaktuar 2 viktima. Pamjet e bëra publike tregojnë avionin duke goditur në një lartësi të ulët, duke thyer njërin prej avionëve. Një top zjarri mund të shihet teksa godet tokën.

Avionët, një prej tyre një Boeing B-17 Flying Fortress, po merrnin pjesë në një shfaqje ajrore përkujtimore pranë Dallasit. Akoma nuk dihet saktësisht se sa persona ishin në 2 avionët në momentin kur ata u përplasën. Shoqata e Pilotëve Aleate, e cila përfaqëson pilotët e American Airlines, tha se Terry Barker dhe Len Root, dy nga ish-anëtarët e saj ishin në mesin e njerëzve që vdiqën si pasojë e përlasjes.

Dëshmitari okular Chris Kratovil, i cili ishte një nga 4,000 deri në 6,000 që ishin mbledhur për të parë shfaqjen ajrore “Wings Over Dallas” tha për BBC News tha se “asnjëherë nuk kishte parë një turmë të qetë apo më të qetë derisa përplasja ndodhi”.

Administrata Federale e Aviacionit tha se do të hetojë përplasjen në ngjarjen tre-ditore, e cila e përshkruan veten si premiera ajrore e SHBA-së në Luftën e Dytë Botërore dhe që po mbahej për nder të Ditës së Veteranëve. Kryebashkiaku i Dallasit Eric Johnson e quajti atë një “tragjedi të tmerrshme” teksa shtoi se numri i viktimave nuk është konfirmuar ende.

Bombarduesi B-17 luajti një rol të madh në fitoren e luftës ajrore kundër Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore. Avioni i dytë, një P-63 Kingcobra, ishte një avion luftarak i përdorur në të njëjtën luftë, por i përdorur në luftime vetëm nga Forcat Ajrore Sovjetike.

B-17 zakonisht ka një ekuipazh prej rreth katër deri në pesë persona, ndërsa P-63 ka një pilot të vetëm./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share