Sot nga ora 16:00 do të fillojë takimi i tretë në kuadër të 1/8 së finales në “Katari 2022” në mes të Frances dhe Polonisë.
Këto dy kombëtare në radhët e veta kanë dy nga sulmuesit më të mirë në botë, Kylian Mbappe në njërën anë dhe Robert Lewandowski në anën tjetër.
Nga përfundimi i botërorit të kaluar, pra në 5 sezonet e fundit, francezi ka zhvilluar 233 ndeshje për klubin dhe kombëtaren, duke regjistruar 192 gola dhe 77-të asiste.
Ndërsa polaku, në këtë periudhë ka 238-të ndeshje ku ka shënuar 233 gola dhe 50-të asiste.