Dubai prezanton bibliotekën gjigande

Me një kapacitet 54,000 metra katrorë, bibloteka mund të presë 1000 vizitorë

E ndërtuar në formën e një libri, biblioteka më e re e Dubait i jep publikut akses në qendrën më të madhe kulturore të këtij lloji në rajon.

Me raftet e tij të mëdha të librave, kjo biblotekë prej 54,000 metrash katrorë ka kapacitetin për të mirëpritur 1,000 vizitorë në të njëjtën kohë, duke ofruar mbi 1 milion libra të printuar dhe dixhitalë dhe më shumë se 6 milionë artikuj shkencorë.

“Nga kjo bibliotekë me siguri do të përfitojë çdo person që bën kërkime apo studion dhe ofron akses në informacione të reja. Kjo është një bibliotekë e mrekullueshme ,” thotë një vizitor i bibliotekës.

Ndërsa Mohammed al-Murr i cili është punonjës i kësaj bibloteke e përshkruan vlerat e saj.

“Biblioteka e Mohammed Bin Rashid është biblioteka më e re në botën arabe. Ne u siguruam që në fillim që ajo të ishte një bibliotekë moderne dhe një burim njohurish , jo një bibliotekë tradicionale.”- thotë ai për agjencinë e lajmeve Reuters.

Në katin e shtatë të ndërtesës mund të gjenden “Thesaret e bibliotekës” një ekspozitë që shfaq një koleksion librash të rrallë dhe të vjetër, atlase, dorëshkrime dhe dokumente, disa prej tyre që datojnë në shekullin e 13-të.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share