“Duart i keni të përgjakura”: Protesta masovike anti-qeveritare në Serbi!

Dhjetëra mijëra protestues kanë mbushur hapësirat rreth sheshit “Slavija” dhe rrugët e qendrës së Beogradit, raportojnë mediat serbe.

Protesta e madhe studentore në qendër të Beogradit, ku u bashkangjitën bujqit, artistët dhe qytetarë të shumtë nisi me brohoritjet “Vuçiq largohu” dhe “Duart i keni të përgjakura”.

Mediat e pavarura serbe, njoftojnë se në qendrën e Beogradit nuk funksionojnë lidhjet mobile.

Protestohet edhe në qytetin e Nishit. Atje protesta nisi në orën 16.00 me 16 minuta heshtje, për të respektuar 15 viktimat e Novi Sadit dhe viktimën në Zagreb.

Studentë në Sebi paralajmëruan këtë protestë ku u janë bashkangjitur edhe bujqit, artistët dhe qytetarët duke kërkuar përgjegjësi për tragjedinë në Novi Sad dhe ndëshkimin e personave që me javë të tëra provokojnë protestat paqësore.

Bujqit, të cilët ditëve të kaluara kishin bllokuar rrugët, kërkojnë shkarkimin e Kryeministrit Milosh Vuçeviq, Ministrit të Bujqësisë dhe Kryetarit të Komisionit parlamentar për bujqësi.

Për çdo ditë në Serbi, studentët, nxënësit dhe qytetarët protestojnë duke u ndalur për 15 minuta në udhëkryqet kryesore të qyteteve, ër të respektuar viktimat e Novi Sadit.

Të bllokuar janë mbi 50 fakultete të 4 universiteteve shtetërore, disa rektorate dhe dhjetëra shkolla të mesme.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share