Dua Lipa përdor dorën si ‘pjatë’, ha mish pëllumbi dhe flet frëngjisht në videon e “Vogue France”

Dua Lipa është në kopertinën e Shtatorit të “Vogue France” dhe ka realizuar edhe një video për revistën teksa shijon gatime franceze nga shefja e kuzhinës Hélène Darroze. Ajo është një prej shefeve më të njohura franceze që ka 6 yje Michelin dhe tre restorante të klasit të lartë.

Videoja fillon me një gatim aspak të zakonshëm me farën e kakaos së bardhë dhe havjarit që përdor si ‘pjatë’ kurrizin e dorës së Duas.

Më tej, ndërsa vijojnë gatimet e tjera, këngëtarja sjell ndër mend edhe ditët nga fëmijëria dhe lidhjen me ushqimin. “Kur isha fëmijë s’më lejonin të bëja naze kështu që në fakt ha gjithçka. Kam provuar tru, gjuhë, eskargo (kërmij). Këmbë bretkose s’kam provuar ende. Por do e bëja”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Vetëm disa minuta më vonë, Dua tregon se në fakt s’e ka aspak problem të shijojë ushqimin ndërsa provon një gatim që s’e ka ngrënë më parë: mish pëllumbi.

“Është i shijshëm”, shprehet ajo. “Çdo gjë që njerëzit thonë: ‘S’dua ta provoj’, unë them do ta  provoj dhe nëse më pëlqen, do ta mbaroj. Ka gjëra të caktuara, shije të caktuara që më duken të forta si selinoja, çuditërisht. Përveç saj, ha pak a shumë gjithçka. Nuk diskriminoj”.

Nga fillimi e deri në përfundim të videos, Dua flet disa herë në frëngjisht duke treguar edhe një anë të saj që nuk e kishim parë më herët. Një Dua Lipa që provon ushqim francez, flet frëngjisht dhe duket elegante edhe kur ha drejt e nga dora e saj, është një video për mos t’u humbur./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share