Dritë në fund të tunelit për Asllanin, shqiptari në planet e Interit

Dështimi për të ngritur lart trofeun e ‘Ligës së Kampionëve’ pritet të shkaktojë revolucion te Interi. Zikaltërit synojnë që të rikthehen sërish në finalen e turneut Europian. Marcelo Brozoviç duket se do të jetë ai i sakrifikuari, me mesfushorin kroat që ka tërhequr edhe interesin e disa klubeve. Arabia Saudite është shndërruar në pistë për shumë lojtarë dhe përjashtim nuk bën as Brozovic. Inter është i gatshëm për të dëgjuar ofertat për 30-vjeçarin. Skuadra nga Milano synon të paktën 25 milionë euro nga shitja e tij, ndërsa një largim i mundshëm do krijonte hapësira për Kristjan Asllanin.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk ka gjetur hapësirat e duhura në këtë sezon dhe nga largimi i Brozovic do të kishte mundësinë për të treguar nga talenti i tij. 15 milionë eurot e shpenzuara për kartonin e shqiptarit duhet të japin edhe produktin e duhur, duke rritur kështu kredencialet e Asllanit për minuta. Por ëndrra e madhe e Simone Inzaghit është padyshim mesfushori, Sergej Milinkoviç-Saviç. Edhe pse me një vit kontratë, serbi vlerësohet me rreth 50 milionë euro nga Lazio, shifër që Inter nuk është gati për ta paguar të paktën për momentin.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share