Kosovarët munden nga Inter Turku në Finlandë
Drita e Gjilanit e humbi ndeshjen e parë në sezonin e ri Europian. Sfida e turit të parë të Conference League në fushën e Inter Turku u mbyll me rezultatin 1 – 0 për vendasit.
Goli u shënua në minutën e 77’ kur Drita ishte me 10 lojtarë, pas përjashtimit të Ilir Blakçori për shkak se mori dy kartonë të verdhë. Edhe skuadra nga Kosova pati shanset e saj në takimin e luajtur në Finlandë, por pa mundur të shënonte.
Ndeshja e kthimit mes Drita dhe Inter Turku do të luhet më 12 Korrik në stadiumin Fadil Vokrri të Prishtinës. Humbja minimale i jep shpresë nënkampionëve të Kosovës për të kaluar në turin e dytë të Conference League.
Kosova merr pjesë për herë të parë me 4 ekipe në kupat e Europës për shkak të përmirësimit në renditjen e UEFA-s.
Tv Klan