Ancelotti: Champions është special për ne

Trajneri i Real Madrid kërkon nga ekipi që ta nisë me fitore garën në kompeticionin europian

Trajneri Karlo Ançeloti kërkon nga Real Madridi që ta nisë sezonin e ri në Ligën e Kampioneve me këmbën e mbarë. 14-herë fituesit e trofeut më të lakmuar të kontinentit për klube, presin Union Berlin në mbrëmjen e së mërkurës në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

“Për ne Liga e Kampioneve është një kompeticion special, kështu që ndeshjen ndaj Union Berlin do ta luajmë si diçka speciale. Ne duam të fillojmë mirë në fazën e grupeve. Rivalët tanë janë të organziuar mirë, ekip solid. Duhet të bëjmë një lojë intensive.”

Në fushë, italiani do të hedhë Lukas Vazkuez, i cili zëvendëson mbrojtësin e dëmtuar Dani Karvajal.
Ancelotti tregoi edhe ekipin që e shikon si favorit për ta fituar kompeticionin në këtë sezon.

“Për mendimin tim Manchester City është favorit sepse kjo skuadër i ndihmoi ata të fitonin vitin e shkuar. Grupi i tyre nuk ka ndryshuar shumë. Në Champions, si gjithmonë, në fazën e fundit ka surpriza, por po, nga sot City mund të jetë favorit”.

Ndërsa mesfushori i “Los Blankos”, Eduardo Kamavinja tha në konferencë për shtyp se ai futet në fushë vetëm për të fituar me ekipin.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share