Një 41-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri në një klub nate në Zagreb. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm njofton policia.
Sipas medive vendase bëhet fjalë për Tomislav Sabljo.
Sipas informacioneve të deritanishme, fillimisht disa persona janë përleshur në klub dhe pas përleshjes, 41-vjeçari ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë.
Sablja u arrestua në vitin 2019 në kuadër të operacionit Tebra. Ai akuzohej si kreu i një grupi kriminal që kontrabandoi 15.7 ton marijuanë në Kroaci.
Bashkë me Sabljo, gjatë operacionit Tebra u arrestuan edhe Tomislav Suçiq, Gjorgje Vuletiç dhe 17 persona të tjerë që janë të lidhur me zinxhirin e kontrabandës së drogës nga Shqipëria dhe Mali i Zi, përmes Bosnjës dhe Hercegovinës në Kroaci.
Marijuana fillimisht u fsheh afër Ljubuški-t në Bosnje dhe Hercegovinë dhe më pas u transportua në Kroaci me ndihmën e një oficeri të policisë kufitare.
Droga më pas shitej me pakicë dhe në këtë mënyrë, sipas policisë, të paktën 15.7 ton marijuanë u kontrabanduan në Kroaci, raportojnë mediat kroate.