Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut konfiskon 17,7 ton duhan!

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut njofton se ka konfiskuar rreth 17,7 ton duhan dhe një automjet që po e transportonte mallin.

“Me vendim të gjykatës janë konfiskuar 17,7 ton duhan me gjethe, një automjet me gjysmërimorkio në vlerë të përgjithshme prej 7 milionë denarëve, pasi drejtuesi i mjetit motorik në rrugë nga Republika e Greqisë për në Republika e Maqedonisë së Veriut ka tentuar të dëmtojë shenjën doganore – kabllo me vulë, duke e mbuluar me shirit ngjitës dhe për të njëjtën nuk i ka njoftuar organet doganore”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share