Drejtori i “Vardar Film”, Sani Saidi ka bërë thuirrje për gjithë producentët dhe punëtorët e interesuar të filit që të vijnë dhe shfrytëzojnë hapësirat dhe shërbimet që ky institucion i ofron.
“Vardar Film si institucion është i hapur për të gjithë, pa dallim. Gjithmonë ka qenë dhe vazhdon të jetë. Dyert janë të hapura për çdo producent, për çdo punëtor të filmit dhe çdo palë tjetër të interesuar që ka nevojë për t’i shfrytëzuar shërbimet ose kapacitetet që i ka institucioni”, deklaroi mes tjerash Sani Saidi, drejtor i INQ “Vardar Film” në 99 Minuta me Fjolla Telain./KlanMacedonia