Drejtori i ASK-së/ LSDM kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Hristovskit

LSDM-ja ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të  Bojan Hristovskit dhe emërim të drejtorit të ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare, i cilisipas kësaj partie do të rikthejë profesionalizmin dhe besimin në këtë institucion.

Sipas kësaj partie , kuadrot politike dhe partiake nuk kanë vend në ANB, e cila duhet të mbetet institucion i pavarur, që do të punojë për të mirën e qytetarëve, e jo për interesat e një partie dhe të një personi, siç është VMRO-DPMNE dhe Mickoski.

Në vend të një profesionisti, në krye të ANB-së, qeveria cakton një njeri partiak, kryetar të Komitetit të Qytetit të VMRO-DPMNE-së dhe një propagandues aktiv të qeverisë. Këtë e vërtetojnë postimet, fotot dhe mbishkrimet e shumta në profilin e tij në Facebook. Fjalë për fjalë çdo postim i tij i dedikohet DPMNE-së dhe në funksion të propagandës së Mickoskit. Ai shihet shumë krenar në një foto me Mickoskin, me Siljanovskën dhe se si ai me zell propagandon politikat e partisë së tij. Prandaj janë qesharake deklaratat e Mickoskit se është depolitizuar. Kjo është një gënjeshtër” – tha Ilievski, LSDM.

Kundërpërgjigjen nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas tyre, derisa ishte në pushtet LSDM-ja kishte partizuar pikërisht ASK-në, por edhe Agjencinë për Kundërzbulim dhe Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.

“Në krye të ASK-së vendosën kuadër partiak, Viktor Dimovskin. Në Agjencinë për Kundërzbulim LSDM-ja emëroi Erold Musliun, I cili në kulmin e pushtetit të LSD-së ndiqte funksionarët e VMRO-DPMNE-së duke keqpërdorur shërbimin kurse agjencinë e shndërroi në shtab partiak. Të rikujtojmë se LSDM-ja për drejtor të DSK-së pati edhe Mile Zeçeviqin, funksionarin partiak që më pas u emërua Sekretar I Përgjithshëm” – tha Petrushevski,  VMRO.

Ndërkohë Kryeministri Mickoski mbetet në qëndrimin për bashkimin e Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë së Kundërzbulimit. Sipas tij, një bashkim I këtillë është praktikë e aleatëve të NATO-s, kurse ka konsultuar edhe Presidenten Siljanovska pasi Agjencia për Kundërzbulim është nën kompetencat e presidentes.

“Ky është rezultat I nevojës për reforma, e jo se dikush ka frustracione personale, e do t`I bashkojë institucionet. Kështu është bërë në pjesën më të madhe të aleatëve tanë në NATO” 

Për atë se është  Ky është rezultat i nevojes për reforma, jo sepse dikush tani ka frustrim personal dhe të shkrijë institucionet. Kështu është bërë në shumicën e aleatëve tanë të NATO-s”. Qeveria kur përgatit ligjet, përgatit edhe reformat në kuadër të institucioneve. Kur të kemi një version pune, do ta prezantojmë para publikut”. 

Ndryshe, Kryeministri Hristijan Mickoski edhe dje i doli  në mbrojtje drejtorit të ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovskit duke thënë se ai i plotëson të gjitha kushtet dhe se karrierën e punës e ka kaluar në shërbimet e sigurisë. I akuzoi se në të kaluarën ka pasur keqpërdorime të shumta për interesa politike dhe partiake, dhe për të njëjtat do të informojë së shpejti.

 Në pozitën e drejtorit të ANB-së, Bojan Hristovski e pason Zharko Milloshevskin, të cilit nuk i ka skaduar mandati, por është shkarkuar nga pozita që e ka mbajtur për më pak se dy vjet, ndonëse mandati i drejtorit, sipas ligjit, është katër vjet.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share