Drejtori i ASK-së/ LSDM: Antikorrupsioni ta tërheq vendimin skandaloz për Hristovskin!

LSDM-ja kërkon tërheqjen, sic thonë, të vendimit skandaloz të Komisionit Antikorrupsion, lidhur me Drejtorin e ASK-së, Bojan Hristovski dhe diplomën e tij. Sipas socialdemokratëve, faktet e publikuara nëpër media janë të kapshme për të gjithë opinionin dhe paraqesin shqetësime për vendimin e miratuar, madje edhe për konflikt të mundshëm interesi në vet Komisionin Antikorrupsion.

“Miërpo, pas publikimit të kronikave në media, Universiteti për Turizëm dhe Mnaxhmen “fshiu” nga faqja e internetit, Cveta Ristovskën si mësimdhënëse. Kjo situatë cënon besueshmërinë e vendimeve të KSHPK-së dhe i minon në tërësi. Në Kodin Etik të Antikorrupsionit thuhet se anëtari duhet të heq dorë nga vendimi për lëndët që lidhen me konflikte interesi (neni 9)” – tha Kuzeska.

Thjesht është e papranueshme që parregullsi të këtilla të heshten apo të arsyetohen.

LSDM-ja kërkon urgjentisht:

1.Të tërhiqet dhe të rishqyrtohet vendimi nga ana e KSHPK-së me diplomën e Drejtorit të ASK-së.

2.Zbardhjen e çështjes së konfliktit të interesit në radhët e KSHPK-së.

3.Rishqyrtimin e analizës së bërë nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share