Xhensila Myrtezaj po shijon ende pritjen e ëmbël. Në një postim në rrjetet sociale, Xhensila ka treguar barkun e rrumbullakosur në disa poza në tualet, shoqëruar me diçiturën:
“9 muaj duke u përgatitur për të rënë për gjithë jetën në dashuri”.
Këngëtarja nuk e ka zbuluar ende se në çfarë muaji është, por nisur nga ky postim duket se ardhja e bebit nuk është shumë larg. Gjinia nuk është bërë e ditur, por një postim i mëparshëm i saj ka ngacmuar lë vend për një interpretim.
Në një video të realizuar gjatë një seti fotografik ku shfaqet me Bes Kallakun dhe vajzën e tyre, Ajëkn, ajo shkruan “i vogli jonë mezi po të presim”. Ende e pakonfirmuar zyrtarisht, por duket se familja e tyre do të plotësohet shumë shpejt edhe me një djalë./tvklan.al