Dramë në qiell / Aeroplanit i ndalet motori mbi Bosnjë – ulet në Zagreb

Një Airbus A321 NEO (A321-271NKS) i transportuesit gjerman Lufthansa në fluturimin nga Tel Avivi në Frankfurt u ul papritur këtë mëngjes në orën 7:43 të mëngjesit me orën lokale në aeroportin e Zagrebit, përcjell KlanM.

Ekuipazhi i avionit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në hapësirën ajrore të Bosnjë-Hercegovinës dhe kërkoi që kontrolli i trafikut ajror të devijohet në Zagreb, raporton “Avioradar”.

Siç ka mësuar Avioradar, gjatë fluturimit në lartësinë 11.000 metra, motori numër dy (motori që ndodhet në krahun e djathtë të avionit) është prishur. Shërbimet e urgjencës e kanë pritur avionin në aeroportin e Zagrebit, por nuk ka pasur nevojë për ndërhyrjen e tyre.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share