Dramat me Ledrin dhe DJ Geek, reagon Dafina Zeqiri: I kam dhënë fund marrëdhënieve me njerëz që s’i respektoj më!

Dafina Zeqiri ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me lajmet që kanë qarkulluar lidhur me të ditët e fundit. Në një postim që duket se i është drejtuar arsyes pse ajo nuk ndjek më në Instagram Ledri Vulën dhe partneren e tij, Sara Hoxhën, këngëtarja shpjegon se i ka dhënë fund marrëdhënieve që kanë qenë për të marrë vëmendje prej saj.

“Gjithmonë mbro lumturinë tënde dhe mos lejo askënd të të përdorë për të përfituar! ‘Njerëz’  dhe ca pseudo-gazeta do të përdorin gjithmonë informacione kundër meje që t’ju bëjnë të besoni gjërat idiote dhe fëminore që shkruajnë (në favor të personit tjetër) për shikime dhe para! Kam vendos të mos ndjek dhe t’i jap fund ‘marrëdhënieve’ me njerëz që unë, Dafina nuk i ‘respektoj’ më ndërsa ata kanë bërë të kundërtën për të marrë vëmendje. Pikë!”

Në një tjetër postim, Dafina ka reaguar edhe për ndarjen me DJ Geek dhe marrëdhënien e saj të re me Kreshnik Gjergjin. Dafina ka vendosur në paralel standardet e dyfishta për reagimet negative që ajo ka marrë për lidhjen e saj, ndryshe nga Geek i cili është përfolur se e ka lënë pas të shkuarën me të, por nuk është sulmuar.

“Të gjithë sytë tek unë… Eci përpara? Jam e përdalë.
Ai ecën përpara më shpejt? Është djali i mirë.
Është mrekulli se çfarë fuqie mund të kemi ne gratë.
Hidhni gurë, jam shumë e mirë për t’i kapur”, 
përmbyll artistja./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share