Dragan Kanatlarovski: Nikoqiri i ri, kushte të reja – ambicje të njëta

Trajneri i përfaqësueses U21 të RMV-së dhe ish-futbollisti Dragi Kanatlarovski, thotë për MundoKlan, se pavarësisht kushteve të reja, që janë krijuar për këtë botëror, ambicjet e kombëtareve mbeten të njëjta. Ai shprehet I bindur se organizatorët do të jenë në nivelin më të lartë.

“Vendi i ri, kushtet të reja, megjithatë ambicjet mbeten të njëjta për Kombëtaret. Cdo kombëtare përgatitet, dikush që të befasojë, të tjerët me cilësinë dhe të kaluarën, para së gjithash vendet fituese të Kupës së Botës, dëshira e të gjithëve është ta fitojnë Kampionatin Botëror. Kush do ta fitojë, duhet të shihet forma, kundërshtarët, fondi i lojtarëve. Për cdo rast, supozoj se do të kemi kushte të jashtëzakonshme, terrenet, stadiumet, infrastruktura e deri tek organizatorët do të jenë në nivelin më të lartë” – deklaroi Dragi Kanatlarovski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share