Kryeministri Edi Rama ka shprehur kënaqësinë për draftin-propozimin e Shqipërisë për normalizimin mes raporteve të Kosovës dhe Shqipërisë, dokument që është pranuar nga të gjitha palët.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan se Shqipëria do të vijojë mbështetjen ndaj Kosovës, si dhe në promovimin e paqes në rajon.
“Nuk mund të jem dot më krenar se kaq për kontributin e fortë dhe konkret të Shqipërisë në vazhdimësinë e procesit të vështirë të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, projektstatuti i AKShM-së, që Kosova dhe Serbia kanë pranuar si dokument të përshtatshëm pune, është draft i BE-së. Shqipëria mbështet fuqimisht Kosovën për zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj për të nxitur paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal midis të gjitha vendeve të rajonit tonë. Së shpejti, do të jem në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time”, ka shkruar Kryeministri Rama.
Një ditë më parë, Tv Klan publikoi propozimin e Shqipërisë për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, draft që është pranuar edhe nga Bashkimi Europian si dhe palët e përfshira./tvklan.al