Dortmund merr kreun e Bundesligës

Brandt mjafton ndaj Hoffenhaim, fiton Bremen e Leipzig

Borussia Dortmund nuk njeh rival në këtë vit kalendarik. Verdhezinjtë ishin të jashtëzakonshëm në fitoren minimale 0-1 ndaj Hoffenheim, duke marrë kështu kryesimin e Bundesligës gjermane.

Julian Brandt shënoi golin e vetëm në këtë 90 minutësh, që ishte i mbushur me tensione dhe kartona të verdhë. Mesfushori devijoi saktë një krosim të Rojs, për t’i zgjatur kundërshtarit serinë e takimeve pa fitore në kampionat në 12 sfida.

Në takimet e tjera, Leipzig fitoi 2-1 ndaj Eintracht Frankfurt për t’u rikthyer në zonën e Champions League në vendin e katërt.

Tek fitorja pas dy humbjeve u kthyer Werder Bremen, që kaloi pa shumë probleme Bohumin e parafundit në renditje me shifrat 3-0.

Wolfsburgu mban gjallë shpresat për një vend në Kupat e Europës pas fitores në transfertën e Këlnit, ndërsa pikë të plota koleksionoi edhe Hertha Berlin ndaj Augsburg.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share