Portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma dhe gruaja e tij ishin viktima të një vjedhje, gjatë së cilës të dy ishin të lidhur.
Dëmi sipas medieve italiane, është rreth 500 mijë euro, teksa rasti ka ndodhur në 3 të mëngjesit.
Viktimat, të cilët ishin të lidhur, arritën të strehoheshin në një hotel që ndodhet jo larg shtëpisë së tyre rreth orës 03:20 të mëngjesit.
Stafi i lokalit më pas ka lajmëruar policinë dhe është kujdesur për çiftin e tronditur. Portieri 24-vjeçar italian dhe partnerja e tij u dërguan në spital për mjekimraporton ACTU17, transmeton Klankosova.tv.