Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme garimin në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris të Francës.
Sadiku, në kategorinë deri në 60 kilogramë, e mposhti boksieren nga Tajlanda Thamanya Somnuek.
Ajo u dallua më së shumti në raundin e tretë, ku tregoi performancë fantastike ndaj boksieres tajlandeze./Klankosova.tv