Donacion për zjarrfikësit e Gostivarit (FOTO)

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në ambientet e NJTKZ-së, sot pranoi edhe një donacion për Njësinë Territoriale të Zjarrfikësve të Gostivarit që përmirëson ndjeshëm kushtet e punës për zjarrfikësit e Gostivarit.

Donacioni i shoqatës humanitare ndërkombëtare me seli në Gjermani “Hasene” është një automjet zjarfikësish me shkallë lëvizëse që shfrytëzohet për shuarjen e zjarreve në ndërtesa shumëkatësh.

“Falënderoj për këtë donacion shoqatën humanitare ndërkomëtare “Hasene” me seli në Gjermani e kryetari, Arben Taravari.

Automjeti do të lehtësojë ndjeshëm aksesin por do të risë edhe suksesin dhe shpejtësinë e veprimeve gjatë punës së zjarrfikësve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share