Don Xhoni kopjon videoklipin?

Kënga “Katile” e Don Xhonit është mirëpritur nga publiku, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për klipin. Në Tik Tok janë bërë virale videot që kanë krahasuar skenat e tij me ato të këngës së dy artistëve armenas, Oksy Avdalyan dhe Super Sako, të titulluar “Ser Chka”.

Në të dy klipet shfaqet një makinë me tullumbace, makina policie, dy njerëz që vëzhgojnë shtëpinë, portreti i çiftit dhe vazo që thyhen. Një grua e bukur krejtësisht indiferente dhe e përllogaritur. Don Xhoni shfaqet brenda një makine police me panga në duar e po ashtu edhe Super Sako, ndërsa mjeti drejtohet nga vajza.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Vazhdojnë skenat me një diamant të ndritshëm për ta përmbyllur me finalen e madhe: skenën e dasmës. Të dyja vajzat pengohen tek fustani i nusërisë dhe djemtë për të kaluar situatën e sikletshme, urdhërojnë të ftuarit të duartrokasin.

Të gjitha këto ngjashmëri nuk duken aspak rastësi, por cili ka kopjuar kë? Klipi “Ser Chka” është publikuar më 10 Qershor dhe numëron 4.8 milionë klikime, ndërsa i Don Xhonit është publikuar më 8 Korrik dhe deri më tani ka grumbulluar 2.6 milionë klikime../tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share