Dokumentet e rrjedhura nga Pentagoni – “Putini ka kancer”

Në dokumentet e rrjedhura nga Pentagoni, pretendohet se presidenti rus Vladimir Putin është me kancer.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është duke iu nënshtruar kimioterapisë dhe rrethi i tij i ngushtë mund ta përdorë sëmundjen për të komplotuar kundër tij, thuhet në dokumentet e Pentagonit që kanë rrjedhur, raporton “The Sun”.

Rrjedhja e dokumenteve të Pentagonit, përbën një prej shkeljeve më të rënda të inteligjencës në histori të SHBA-së.

Erdhe më herët kishte pasur pretendime se Putini është i sëmurë me kancer.

Në dokument thuhet se Nikolai Patrushev (71) i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë dhe Valery Gerasimov (67), shef i Shtabit të Forcave të Armatosura të Rusisë, planifikonin ta rrëzonin Putinin. Sipas, dokumentit, për të dobësuar Putinin, pushtimi rus i Ukrainës duhej sabotuar, duke lëvizur trupat në frontin jugor.

Plani ishte planifikuar të zbatohej më 5 mars. Pikërisht në atë moment ishte planifikuar kimioterapia.

Dokumentet e Pentagonit filluan të shfaqeshin pak javë më parë, fillimisht në Discord, që përdoret më tepër për “e-sports”, e më vonë në Telegram e Twitter.

Në nëntor të vitit të kaluar, një burim i dyshuar në shërbimet sekrete tha se ai kishte Parkinson dhe kancer fillestar, shkruan revista, por kujton se nuk ka pasur konfirmime për sëmundje të rëndë.

Sipas revistës, një ekstrakt nga rrjedhjet tregon gjithashtu se këshilltari për sigurinë kombëtare Nikolay Patrushev dhe kreu i shtabit të përgjithshëm të Rusisë, Valery Gerasimov, kanë planifikuar të rrëzojnë Putinin. Për ta vënë presidentin në një dritë të dobët, thuhet se ata donin të sabotonin pushtimin e Ukrainës duke lëvizur forcat nga Rusia në frontin jugor.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share