“Doja që t’i informoja personalisht” – Lajçak flet për takimet me opozitën në Kosovë

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ky takim me partitë opozitare ka qenë për t’i informuar për takimin e 18 marsit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Sipas tij, ky takim ka pasur për synim që t’i informojë partitë opozitare personalisht, teksa thotë se është përmbushur qëllimi.

“Mendoj se është e rëndësishme në këtë pikë për mua të takohem me partitë opozitare dhe unë takova PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, të cilat i informova për procesin, për pritshmëritë e komunitetin internacional”.

“Edhe ata spjeguan pozicionet e tyre partiake. Pra, është gjithçka përgatitje e takimit të 18 marsit”.

“Është gjithashtu e rëndësishme që ta dëgjojnë nga unë dhe jo vetëm nga mediet ose parlamenti. Për mua takimet e kanë përmbushur qëllimin”, thotë Lajçak.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share