Doganat konfiskojnë fletobligacione në vlerë 92 milion dollarë

FLETOBLIGACIONET JANË GJETUR TEK NJË UDHËTAR NGA TURQIA  

Doganat e Maqedonisë kanë kapur fletobligacione në vlerë rekord në Aeroportin e Shkupit, informoi drejtori i Doganave, Stefan Bogoev, njofton KlanM.

”Drejtoria e doganave konfiskoi fletobligacione në vlerë prej 92 milion dollarëve. U konfiskuan 184 fletobligacione me vlerë prej 500 mijë dollarë për copë” – tha Stefan Bogoev.

Doganierët e aeroportit më 28 korrik kanë ndaluar shtetasin turk, i cili nuk kishte paraqitur asgjë për të doganuar. Në koordinim me Interpolin, sic njofton KlanM, shtetasi turk është ndaluar.

”Fletobligacione janë gjetur tek një udhëtarë, shtetas turk i cili ka ardhur me linjë të rregullt nga Stambolli dhe ka vendosur që të kaloj në kanalin e gjelbër, gjegjësisht mos të paraqet se ka pronë që duhet paraqitur. Në kontrollin me skaner dhe kontrollin të detajuar, të njëjtat janë gjetur në 4 zarfe” – deklaroi Bogoev.

Bogoev, sic percjell KlanM, informon se menjëherë ka filluar hetimi duke i informuar edhe institucionet ndërkombëtare. Shtetasi turk është gjobitur, por po hetohet se a janë përdorur këto fletobligacione për larje parash. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share