Doganat: Konfiskimet janë rritur për 29%, kallëzimet penale për 60%!

“TOLERANCË ZERO PËR KONTRABANDËN DHE KORRUPSIONIN”

105.4 kg marijuanë, 126 litra prekursorë dhe 66.144 copë ilaçe janë konfiskura në vitin 2023, ku numri I rasteve të tregtisë së jashtëligjshme dhe kontrabandës është rritur për 29% krahasuar me vitin e kaluar – ka njoftuar Drejtoria e Doganave.

Gjatë kësaj janë konfiskuar deviza me vlerë prej 438.000 euro, mjete që shkojnë në Bankën Popullore dhe në Buxhet. Janë konfiskuar edhe automjete të posaçme transporti për kontrabandë.

“Një nga prioritetet kryesore është tolerance zero për kontrabandën dhe krimin e organizuar. Rezultatet e dukshme do të thonë prosperitet dhe hyrje më të shpejtë në BE, kurse rezultate tashmë ka – konfiskimet në 2023 janë rritur për 29%, kurse kallëzimet penale për 60%”, tha Stefan Bogoev.

Për vepra të ndryshme penale në vitin 2023 janë dorëzuar 51 kallëzime penale, për veprën trafikim 15 kallëzime për 16 persona fizik, për prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të narkotikëve 5 kallëzime penale kundër 7 personace, derisa për fshehje tatami 3 kallëzime penale, kundër 3 peraonave juridike dhe tre fizik – kanë thënë nga Drejtoria e Doganave./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share