Dogana me dy zëvendësdrejtorë! Ligjin e ndryshojnë për t’ia dhënë një post ZNAM-it

LSDM KËRKON TËRHEQJEN E NDRYSHUIMEVE TË LIGJIT NGA PROCEDURA PARLAMENTARE

Drejtoria e Doganave në të ardhmen do të ketë dy zëvendësdrejtor, konkretisht do të jetë institucioni i parë në vend që do të ketë dy pozita zëvendësdrejtori.

Kështu parashihet në propozim-ligjin e ri që tashmë është në Kuvend dhe i cili është hartuar nga deputetët e VMRO-së dhe ZNAM-it të Maksim Dimitrievskit.

Pritet që të votohet pa problem, pasi është propozim i VMRO-së, ndërsa VLEN nuk do ta kundërshtojë.

Ndryshe nga heqja bombastike e drejtorëve ekonomikë në institucionet shëndetësore, për të cilat u bë edhe një “zhurmë” e madhe në opinion për të zvogëluar shpenzimet, këtë herë zëvendësdrejtori shtesë në Drejtorinë Doganore dihet se për kë do të jetë. ZNAM e Dimitrievskit do ta ketë këtë post shtesë,.

Në pozitën e drejtorit të Doganës tani është emëruar Boban Nikollovski, i cili vjen nga radhët e VMRO-DPMNE-së, ndërsa zëvendësdrejtor nga radhët e VLEN-it është Garip Kaba. Megjithatë, tashmë me dy zëvendësdrejtora, sipas propozim-lugjit, kompetencat ndahen, konkretisht zvdrejtori shqiptar do të jetë më i pafuqishëm.

Ndërkohë nga LSDM opozitare kanë kërkuar heqjen e mënjëhershme të ndryshimeve të ligjit për dogana nga procedura parlamentare .

Mickoski dhe VMRO DPMNE premtuan zvogëlimin e pozitave të zëvendësdrejtorëve, dydrejtorëve, ndërsa në Dogana duan të fusin një tjetër, zëvendësdrejtor të dytë, thonë nga LSDM.

“Këto janë ndryshimet ligjore të propozuara nga DPMNE dhe ZNAM në Kuvend. Kanë pak ministra, deputetë, drejtorë, drejtues, ndaj shpikin poste zëvendësdrejtor. Deri më tani nuk është parë e as dëgjuar diçka e tillë, që Dogana të ketë një drejtor, një zëvendësdrejtor dhe një tjetër, një zëvendësdrejtor të dytë. Kush do të zëvendësohet nga zëvendësi i dytë në Dogana? Drejtori, zëvendësdrejtori apo ju vetë? Partnerët e koalicionit të VMRO DPMNE-së dukshëm janë të uritur, ndaj përveç VLEN-it duhet të ketë edhe deputet për ZNAM-in. Ndryshe nga njoftimet bombastike për racionalitet dhe ulje të pozitave, qeveria po shkurton postet e drejtorëve vetëm për të kënaqur orekset e partisë. Nuk ka para për rrogat e punëtorëve, por ka para për pozita të reja të shpikura?”, theksojnë anëtarët e partisë dhe shtojnë:

Ndryshe, kujtojmë se këshilltar i drejtorit të ri të doganave është emëruar Johan Tarçullovski, i dënuar i Hagës për krime lufte në vitin 2001. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share