KONFISKOHET MALL NË VLERË PREJ 2.3 MILION EURO
Drejtoresha e Doganave të Maqedonisë, Sllavica Kutirov, informoi se në Aeroportin e Shkupit është kapur sasi rekord të stolive të arit, njofton KlanM.
”Nëpunësit e doganave kanë zbuluar dhe konfiskuar mbi 43 kilogram stoli ari. Kjo është konfiskim rekord i stolive të arit që vlerësohet rreth 2.3 milion euro” – tha Sllavica Kutirov, drejtoresha e doganave.
Nëpunësit doganor, sic njofton KlanM, kanë pasur informata se gjëra të paligjshme po bartën nga një person i caktuar dhe kanë kryer kontrollin.
”Një person me dokumente serbe i cili ka ardhur me fluturimin e rregullt nga Stambolli është drejtuar në kontroll të detajuar të bagazhit. Në valixhet e tij janë gjetur stoli ari i paketuar në qese të najlonit, stoli prej arit të bardhë me diamant me certifikata” – tha Sllavica Kutirov.
Stolitë e arit janë konfiskuar e hetimi ka filluar menjëherë.
Në vitin 2022, sic percjell KlanM, ka rritje të rasteve ku është paralajmëruar kontrabandimi në të gjitha kategoritë, informoi drejtoresha Kutirov. Në 114 raste dogana ka konfiskuar mbi 8 ton drogë si dhe deviza, ari dhe mall tregtues në vlerë prej mbi 2 milion euro. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Furkan Saliu