Dogana e Maqedonisë së Veriut kap 45 çanta femrash të pa deklaruara

Për shkak të dyshimit në deklaratën e drejtuesit të mjetit, është kryer kontroll fizik i automjetit, ku në automjet në hapësirën ndërmjet sediljeve dhe në bagazh janë gjetur 45 çanta femrash të padeklaruara, 4 valixhe dhe 1 çantë shpine”, kanë sqaruar nga Dogana.

Doganierët në vendkalimin kufitar “Mexhitli” në kufirin maqedonaos-grek kanë parandaluar tentimin për kontrabandim të 45 çanta femrash, katër valixhe dhe një çantë shpine.

Nga aty shtojnë se malli i padeklaruar është ndaluar përkohësisht, ndërsa ndaj personit është iniciuar procedura përkatëse kundërvajtëse.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share