Skuadra e Barcelonës ka vazhduar me krizë rezultatesh në La Liga.
Katalanasit u mposhtën në shtëpi nga Las Palmas, me rezultat 1-2, shkruan IndeksOnline.
Kjo është ndeshja e tretë pa fitore për djelmoshat e Hansi Flick.
Sandro Ramirez i dha epërsinë skuadrës mysafire në minutën e 49-të.
Raphinha barazoi shifrat në minutën e 61-të, derisa pas gjashtë minutave, Las Palmas riktheu epërsin me golin e Fabio Silva.
Barcelona vazhdon të jetë lidere e La Ligas me 34 pikë, katër më shumë se Real Madridi, e cila të dielen luan ndaj Getafes.
Në anën tjetër, Las Palmas me këtë fitore shkon në kuotën e 15 pikëve dhe renditet në vendin e 14-të./IndeksOnline/