Djali vret nënën në Pejë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, ku është vrarë një grua.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot, rreth orës 16:00, policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë. Me të arritur në vendin e ngjarjes, kemi parë se bëhet fjalë për vrasje të rëndë, teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha Rugova.

Rugova, mes tjerash, bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar nga policia. Klankosova.tv raporton se gruaja është vrarë nga i biri./klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share