Djali i zëdhënësit të Kremlinit i bashkohet luftës në Ukrainë

Në qytetin rus të Belgorodit janë evakuuar rreth 3000 njerëz pas asgjesimit të një bombe

Djali i zëdhënësit të presidentit Vladimir Putin ka shërbyer për grupin rus Wagner në Ukrainë. Nikolai Peskov, djali i zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i tha një gazete se e kishte ndjerë si detyrë për të luftuar krah forcave ruse.

I pyetur për pikëpamjet e babait të tij për shërbimin e tij, Nikolai ai u përgjigj duke thënë se ai ishte krenar për të. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Dmitry Peskov, i cili nuk i shmanget deklaratave publike për çështje të ndryshme.

Ndërkohë, të paktën pesë raketa ruse kanë goditur qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv dhe zonat përreth vonë të shtunën mbrëma, duke shkaktuar disa dëme në ndërtesa.

Ndërsa në qytetin rus të Belgorodit më shumë 3000 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre ndërsa një eksploziv ishte asgjësuar. Dy ditë më parë një avion luftarak rus hodhi aksidentalisht një bombë në qytet.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share