Djali 18-vjeçar i LeBron James pëson arrest kardiak

Bronny James, i biri i yllit të NBA, LeBron James ka pësuar arrest kardiak gjatë stërvitjes së basketbollit në Universitetin e Kalifornisë Jugore. Lajmin e bëri me dije një zëdhënës i famijes, i cili shtoi se James është shtruar në spital të hënën. Në deklaratë thuhet se ai paraqitet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

“Dje teksa stërvitej, Bronny James pësoi një arrest kardiak. Stafi mjekësor ishte në gjendje ta trajtonte Bronny dhe ta çonte në spital. Ai tani është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe nuk është më nën kujdes intensive.

Ne kërkojmë respekt dhe privatësi për familjen James dhe do të përditësojmë mediat kur të ketë më shumë informacion. LeBron dhe Savannah dëshirojnë të dërgojnë publikisht falënderimet dhe vlerësimin e tyre më të madh për stafin mjekësor dhe atletik të USC për punën e tyre të jashtëzakonshme dhe përkushtimin për sigurinë e atletëve të tyre“, thuhet në deklaratë.

18-vjeçari, Bronny është luan me ekipin e basketbollit për të rinjtë pranë USC./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share