Të paktën 8 të vrarë dhe disa rë plagosur është bilanci i sulmit me armë zjarri të ndodhur në Mlladenoc të Serbisë. Sulmuesi, siç raportohet në media serbe është një djalë 21 vjeçar, i cili me kallashnikova nga një veturë në lëvizje ka gjuajtue drejt turmës së njerëzve, informon KlanMacedonia.
Dyshohet se sulmuesi është U.B. djali i një ushataraku serb, që për momentin ende është në arrati dhe i armatosur.
Policia serbe i është vënë pas, ndërsa i dyshuari nuk është dorëzuar në thirrjet e forcave policore. Ai ka gjuajtur edhe drejt policëve./KlanMacedonia
https://www.instagram.com/reel/Cr1oIS2A3cV/?igshid=YmMyMTA2M2Y=