Ditët e vështira të banorëve të Rripit të Gazës

Pa ujë e ushqime, por nuk pranojnë të largohen

Shumë banorë të veriut të Rripit të Gazës refuzojnë të largohen nga banesat e tyre, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të Izraelit.

“Ne nuk ikim. Do të qëndrojmë këtu. Tokat tona, qytetërimi, vendet e shenjta i kemi këtu. Jeruzalemi është i yni”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kushtet e tyre të jetesës po mjerohen dita-ditës, teksa rrethimi prej më shumë se një jave i ushtrisë izraelite i ka lënë ata pa kushtet më elementare të jetesës.

“S’kemi as ujë për të pirë. As gaz, as energji elektrike që të vemë në funksion ujësjellësin. Ujë nuk na sjell njeri. Gjithçka për shkak të luftës, që ka shkatërruar këtu çdo gjë”.

Hamas ka fshehur arsenalin e amrëve në lagje të banuara brenda Rripit të Gazës. Kjo është bërë shkak që breshëria e bombave të kundërpërgjigjes izraelite të godasë edhe banesat e popullsisë civile.

Banorët e zonave të veriut të Gazës thonë se deri më tani është shkatërruar pjesa më e madhe e shtëpive dhe ata po e kalojnë natën në qiell të hapur.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share