Ditët e fundit të fushatës – retorikë e ashpërsuar në trekëndëhin Fronti-VMRO-VLEN!

ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Ditët e fundit të fushatës kaluan me retorikë të ashpërsuar lidhur me cështjen se kush do të jetë përfaqësuesi legjitim i Shqiptarëve në qeverinë e ardhshme.

Kjo temë ashpërsoi mesazhet që u këmbyen në trekëndshin Fronti Evropian – VMRO DPMNE – VLEN.

“JO 61, po edhe 701 t’i marrin, nuk mund t’i ikin realitetit, se ky shtet është multietnik, se Marrëveshja e Ohrit ka sjell mekanizma për mbrojte nga mbivotimi, dhe asgjë nuk bëhet pa dy shumicat” – shkroi Bujar Osmani në Facebook, duke u prononcuar publikisht se qytetarët janë ata që vendosin se kush do të përfaqësohet në Qeverinë e ardhshme, por se VMRO-DPMNE-ja, koalicionin VLEN mund ta ftojë në kafe e jo në qeveri.

Ndaj kësaj deklarate, në Facebook, reagoi Izet Mexhit inga koalicioni VLEN.

“Qeveria e re, Bujar, do t’i përfaqësojë edhe shqiptarët, edhe turqit, edhe boshnjakët, edhe romët, edhe Badenterin. Qeveria e re, ndërkaq, nuk do ta perfaqësojë BDI-në, të cilën e kanë braktisur të gjithë, dhe as Nikolla Gruevskin, i cili është azilant nga drejtësia” – shkroi Mexhiti.

Por, socialdemokratët bëjnë thirrje që më 8 maj të votohet për bashkëjetesën.

“Ju drejtohem me ndjenjë të thellë për rëndësinë e zgjedhjeve të dyfishta. Shteti gjendet në udhëkryq, vendimin që do ta merrni do ta caktojë fatin e Maqedonisë për vitet që vijnë. Vota juaj nuk do të jetë vetëm përmbushja e detyrës qytetare por edhe investim në trashëgiminë që po e lëmë” – tha Fatmir Bytyqi.

Por, anëtari i Komitetit Ekzekutiv dhe Drejtori i Qendrës për komunikime të VMRO-DPMNE-së, Luke Galevski, përmes një letre të hapur u është përgjigjur kritikave të Frontit Evropian se fushata dhe motoja e VMRO-DPMNE-së ka qenë shoviniste si dhe pohimeve të LSDM-së së “Maqedonia sërish e Jotja” do të thotë kthimi i regjimit të Gruevskit.

“Sado që ta përmendin temën e ndarjes së indit qytetar dhe të “kalërojnë” në valët e Maqedonasve dhe Shqiptarëve, në Maqedoninë perëdimore dhe Lindore, në bregun e majtë e të djathtë të Vardarit në Shkup, edhe pse tingëllon si klishe, këto fjalë konfirmojnë të vërtetën se kësaj radhe nuk do të ketë “e jona” dhe e “jotja”, s`ka e VMRO-së apo e LSDM-së, ka vetëm një Maqedoni” – tha Luke Galevski, VMRO.

Por, nga VMRO-DPMNE dhe opozita shqiptare paralajmëruan për parregullsi zgjedhore.

Mickoski njoftoi se përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe OSBE/ODIHR-it u kanë dorëzuar lista të vendvotimeve ku pretendojnë se ka patur parregullsi në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Mickoski i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që me vëmendje ta ndjekin procesin. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share