4-vjetori i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe 75-vjetori i themelimit të Aleancës janë shënuar në Shtip me ditë të hapur të Armatës.
Maqedonia e Veriut është vend i sigurtë – ishte mesazhi I Ministres së Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, gjatë shënimit në Shtip të 4-vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe 75-vjetorit të themelimit të Aleancës.
Ministrja e Mbrojtjes është prononcuar edhe rreth kërkesës për përkujdesjen dhe mjekimin e ushtarëve ukrainas në vendin tonë. Sipas saj, deri në këto momente nuk ka mbërritur kërkesa zyrtare.
“Do të kemi kujdes që ndihma që do të ofrojmë të mos ndikojë në proceset e rregullta në shëndetin publik. Mjekimi është në kompetenca të Ministrisë së Shëndetësisë, patëm një bisedë me Ministrin e Shëndetësisë dhe shkojmë më tutje me intensifikimin e negociatave”, tha Slavjanka Petrovska.
Mundësia për të formuar një qendër rehabilitimi për ushtarët e plagosur ukrainas dhe fëmijëve nga Ukraina me ndihmë të vendeve ballkanike, ishte temë e bisedës midia Presidentit Stevo Pendarovski dhe atij ukrainas, Volodimir Zelenski, në takimin e përbashkët në Tiranë në kuadër të Samitit Ukrainë – Evropa Juglindore.
Ndryshe, në ditën e hapur të Armatës, shtipjanët patën mundësi të ndjekin programin muzikor nga Orkestri ushtarak dhe nga afër të njohen me pajisjet, pjesë të armatimit, automjetet e Armatës, mes të cilëve dhe automjeti I ri I blinduar JLTV si dhe të njihen me aftësitë e pjesëtarëve të bataljonit të forcave speciale./tvklan.mk