Dita Ndërkombëtare e Tolerancës! VLEN dhe VMRO-DPMNE bëhen bashkë në Çair

Nëpërmes një aksioni simbolik, duke mbjellur pisha, krerët e komunave të drejtuara nga VLEN dhe VMRO kanë shënuar ditën ndërkombëtare të tolerancës duke dërguar kështu porosinë se detyra e politikanëve është të ndërtojnë ura që bashkojnë qytetarët e jo mure ndarjeje.

Porositën se bashkëjetesa është vlerë shtesë e shoqërisë sonë dhe se dallimet nuk duhet t’i ndajnë qytetarët.

Nikoqiri, Visar Ganiu tha se ky është vetëm fillimi dhe se aktivitetet e këtilla do të vazhdojnë. Thotë se detyrimi i politikanëve është që të ndërtojnë ura bashkimi. Si shembull të bashkëjetesës së shkëlqyeshme në frymë të tolerancës Ganiu e morri pikërisht Çairin.

“Çairi është një komunë me shumë etni dhe ka një bashkjetesë të mirfilltë. E gjithë ajo bëhet në bazë të bashkëpunimit tolerancës. Duhet në këtë drejtim të investojmë edhe më tepër dhe gjithë qytetarët të ndjehen të lumtur në këtë komunë po edhe në të gjithë shtetin tonë. Ne nuk duhet të ndërtojmë mure mes vete do të thotë, por ne duhet të kemi ura lidhëse për të funskionuar, bashkëpunuar dhe dhe për ta kriju të ardhmen tonë si shtet”, tha Ganiu.

Për këtë aksion foli edhe kreu i Kisella Vodës që njëherit është kryetar i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski. Sikurse Ganiu, edhe Gjeorgjievski është i mendimit se puna primare e politikanëve është të kontribuojnë në bashkimin e qytetarëve të këtij vendi.

“Këtu jemi disa kryetarë nga etni të ndryshme, praktikisht në këtë mënyrë duhet edhe qytetarëve tua dëshmojmë se vetëm përmes tolerancës, dialogut dhe punëve të këtilla të përbashkëta në të cilat do të marrim pjesë të gjithë mund të ndërtojmë shtet më të mirë dhe shoqëri më të mirë. Ne si politikan duhet të jemi të parët që e bëjmë një gjë të tillë, neve na takon të ndërtojmë ura që e bashkojnë popullin tonë sepse është populli ai që ndanë së bashku të mirën dhe të keqen në vendin tonë, pikërisht edhe për këtë duhet të punojmë dhe veprojmë së bashku”, deklaroi Gjeorgjievski.

Ndryshe sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Tolerancës, ditë kjo e cila u vendos me Deklaratën e Kombeve të Bashkuara më 16 nëntor të vitit 1995 në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s. Sipas deklaratës së OKB-së, tolerancë është pranimi i faktit se “qeniet njerëzore janë natyrshëm të ndryshëm për nga pamja, pozita, të folurit, sjelljet dhe vlerat, kanë të drejtë të jetojnë dhe të jenë ashtu siç janë”. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share