DITA E SHËN KIRILIT DHE METODIT
Presidentja e Gordana Siljanovska – Davkova ka vënë kurora me lule në pllakën përkujtimore të iluministëve sllav Shën Kirili dhe Metodi në Romë, por pa shkruar emrin e vendit tonë.
Cilin shtet e përfaqësoi Siljanovska Davkova në Romë? Kjo ëhstë një nga pyetjet që shtrohet kohëve të fundit pas paraqitjes së saj të parë publike jashtë vendit.
“Presidentja Siljanovska – Davkova vizitoi bazilikën “Santa Marija Maxhore” ku vendosi kurora me lule në pllakën përkujtimore – pllakën në gjuhën maqedone për nder të veprës së vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi” – thonë nga Kabineti i Presidentes.
Për dallim prej saj, në ngjarjen e njëjtë përkujtimore, në kurorën me lule që e vendosi Presidenti bullgar, Rumen Radev, qartazi shihet ku shkruhet Republika e Bullgarisë.
Prej se mori postin e Presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, I shmanget përdorimit të emrit të shtetit, kurse krahas emrit kushtetues nuk e shqipton as Republika e Maqedonisë.
E gjitha kjo situatë ka shkaktuar reagime të ashpra nga Greqia por edhe nga BE-ja.
Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, që nga ceremonia e inaugurimit të Siljanovskës, gati për cdo ditë, përmes mediave greke, drejton akuza në adresë të Shkupit për shkelje të Marrëveshjes së Prespës duke u kërcënuar me bllokimin e vendit në rrugën drejt BE-së. /tvklan.mk/