RMV-ja Vendi më i palumtur në Ballkan
Në Korrik të vitit 2022, OKB-ja shpalli 20 Marsin si Ditë Ndërkombëtare të Lumturisë, që promovon idenë se aspirata për të qenë i lumtur është qëllimi themelore njerëzor, njofton KlanM.
Njerëzit më të lumtur në botë jetojnë në Finlandë. Por, sa janë të lumtur qytetarët e vendit tonë?
Fare.
A keni shpresë për përmirsimin e situatës?
Jo vetëm po zhytemi. Unë jam në Zvicër 34 vite këtu është katastrofë.
“Shumë jam i lumtur në Maqedoni”
“Vet situata tregon se është katastrofale.
A keni shpresë për të ardhmen?
Fare. Jam pesimist.
Shumë të lumtur.
Ka dalë si një shtet më i palumtur në Ballkan, çfarë mendoni për këtë? Nuk e di… për veti mendoj se është mirë.
“Mirë është. Nëse e kisha notuar prej 1 deri 10 do të kisha dhënë notën 7.
“Dënim është të jetosh në Maqedoni”.
“Shumë jemi të lumtur u kënaqëm”.
Maqedonia e Veriut, renditet e 87-ta në mesin e 137-të vendeve në raportin më të ri të OKB-së, “Lumturia në botë 2023”.
Vendi ynë, sic njofton KlanM, është i fundit në Ballkan dhe renditet ndër vendet më të palumtura në Evropë. Nga vendet evropiane, më keq se Maqedonia e Veriut, renditen Gjeorgjia në vendin e 90-të, Ukraina – 92 dhe Turqia në vendin e 106.
Vendi më I palumtur në botë, edhe këtë vit është Afganistani me rezultat mesatar 1.859, derisa në pesë vendet e e fundit janë edhe Libani, Siera Leone, Zimbabve dhe Kongo.