‘Dita e Fitores’, Putin pranon se Rusia ndodhet në vështirësi

Në 79-vjetorin e ‘Ditës së Fitores’, Presidenti rus Vladimir Putin në Sheshin e Kuq, në një fjalim vlerësoi aftësitë ushtarake të vendit të tij.

Putin pranoi se Rusia po kalonte një periudhë të vështirë dhe e ardhmja e atdheut sipas tij varet nga populli.

“Sot ne shohim përpjekje për të shtrembëruar të vërtetën për Luftën e Dytë Botërore. Është e papërshtatshme për ata që janë mësuar ta ndërtojnë politikën e tyre në thelb koloniale mbi hipokrizi dhe gënjeshtra. Ata shkatërrojnë përmendoret e luftëtarëve të vërtetë kundër nazizmit, vendosin tradhtarët dhe bashkëpunëtorët nazistë në piedestale.”

Mes tensioneve Rusi-Perëndim që janë rritur në nivelin më të lartë që nga koha e Luftës së Ftohtë, kreu i Kremlinit lëshoi ​​gjithashtu një tjetër thirrje të ashpër për fuqinë bërthamore të Rusisë duke akuzuar Perëndimin për rrezikun e një konflikti global.

“Rusia do të bëjë gjithçka për të parandaluar një konflikt global. Por në të njëjtën kohë, ne nuk do të lejojmë askënd të na kërcënojë. Forcat tona strategjike janë gjithmonë në gatishmëri luftarake.”

Moti i keq nuk e pengoi paradën ushtarake të parakalonte në Sheshin e Kuq. Një detaj interesant që ra në sy ishte se në mesin e kolonës së tankeve vetëm një prej tyre ishte i vjetër. Parada në Moskë shfaqi avionë, të cilët pikturuan qiellin me ngjyrat e flamurit rus.

Putinit iu bashkua në Sheshin e Kuq nga gjashtë liderë të ish-republikave sovjetike mes tyre edhe Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, Presidenti i Kazakistanit, Taxhikistanit etj.

Putin e përfundoi fjalimin me thirrjen “Lavdi forcave të armatosura, Rusisë, fitores”. Që kur erdhi në pushtet në 1999, Putin e ka bërë 9 Majin një pjesë të rëndësishme të agjendës së tij politike, duke demostruar fuqinë ushtarake të Rusisë. Qindra ushtarë rusë janë vrarë në territorin ukrainas ndërsa Moska nuk jep shifra minimale për të vrarët dhe armatimet e shkatërruara në frontin e betejës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share