Dita e dytë e Forumit të Prespës për Dialog, sot merr pjesë edhe presidenti Pendarovski

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski do të marrë pjesë në Forumin e Prespës për dialog 2023 i cili mbahet në Strugë me temën “Familja e zgjeruar evropiane deri në vitin 2030: Misioni i (pa)mundur?”.

Siç është paralajmëruar, sot presidenti Pendarovski do të mbajë fjalim në sesionin “Paqja dhe demokracia kundrejt luftës dhe autokracisë”.

Është paraparë që Pendarovski të realizojë takime me presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq, me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, atë të Malit të Zi, Jakov Millatoviq dhe me Ndihmëssekretarin e përgjithshëm të KB-së për Evropë, Azi Qendrore dhe Amerikë, Mirosllav Jença.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share