Dita e autizmit shënohet në Tetovë dhe Gostivar

Dita botërore për ndërgjegjësimin e autizmit u shënua edhe në Tetovë. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se të gjithë jemi të ndryshëm dhe të gjithë duhet të jemi të barabartë dhe shtoi se duhet treguar se secili fëmijë ka vlerën e tij pavarësisht dallimeve.

“Në ditën botërore të autizmit ne duam të tregojmë që çdo anëtarë i shoqërisë tonë është i rëndësishëm, çdo fëmije ka vlerën e vet dhe ne duam ata t’i vlerësojmë me të gjitha dallimet të cilat i kanë, me të gjitha specifikat i kanë. Bëjmë ftesë që të gjitha institucionet të kyçen më aktiv sa i përket kësaj kategorie të rëndësishme të shoqërisë tonë që edhe këta fëmijë të ndjehen të barabartë që të kenë një mundësi në shoqëri si të gjithë pjesëtarët tjerë të shoqërisë, të jenë pjesë e integruar dhe kur të rriten të mund të kontribuojnë në shoqërinë tonë dhe të mund të japin një kontribut të tyre dhe të ndjehen se bëjnë diçka për këtë shoqëri”, tha Kasami.

Përveç Tetovës dita botërore e autizmit u shënua edhe në Gostivar ku nxënës të shkollave marrshuan nga shkolla drejt qendrës së Gostivarit në shenjë ndërgjegjsimi dhe siç than ata për të treguar se të gjithë jemi të ndryshëm.

Por si ç’do vit edhe këtë rradhë shkollat e Tetovës dhe Gostivarit vijojn të mbeten pa kuadër adekuat sa i përket kësaj kategorie të shoqërisë./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share