Dita e Alfabetit gjuhës shqipe/ Kovaçevski: Gjuha shqipe është gjuha e vëllezërve të mi

Gjuha shqipe nuk është gjuha ime amtare, por gjuha shqipe është gjuha e vëllezërve të mi , këtë e tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në ë Akademinë Solemne me rastin e 114 vjetorit të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Kovaçevski tha se pranimi i gjuhëve në shtet është vlerë evropiane.

“Sot jam këtu para se të gjithash, i vetëdijshëm se sa gjuha maqedonase dhe alfabeti kanë rëndësi për mua dhe çfarë nderi kam kur pranohet gjuha ime, për këtë të njëjtin nder e tregoj çdo herë dhe për çdo gjuhë që nuk është gjuha e ime anëtare. Gjuha nuk është vetëm mjet komunikimi, me të cilin do të kuptohemi, por është pjesë e identiteti tonë dhe e kodit tonë gjenetik. Vepra e miratimit dhe respektimit të gjuhëve tregon një mënyrë evropiane, civilizuese dhe përparuese të funksionimit në botë”, tha kryeministri Kovaçevski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share