Qeveria heziton të plotësojë kërkesën për rritjen e pagave
Janë bërë 13 ditë që mësimdhënësit e Kosovës kanë hyrë në grevë. Kërkojnë nga 100 euro në muaj deri në zbatimin e ligjit të ri për paga i cili parasheh rritje të pagave, por që ende nuk është miratuar në Kuvend.
Rrjedhimisht nga data 1 shtator ende nuk janë hapur dyert e shkollave për nxënësit. Tentimet për të ndërprerë grevën Sindikata e Bashkuar të Arsimit i konsideron presionet janë të vazhdueshme si nga ana e qeverisë ashtu edhe nga një numër i vogël i prindërve.
Një takim sindikalistët e kanë zhvilluar me presidenten Vjosa Osmani, ndërkohë qeveria ende nuk i ka ftuar në takim ndërsa grevistët fillimisht i kishte kushtëzuar se do t’ua ndalë pagat, por pas një kohe kanë lëshuar pe. Grevistët janë këmbëngulës se do të vazhdojnë grevën deri në realizimin e kërkesave të tyre.