Dita botërore e të drejtave të konsumatorëve/ Qytetarët: Nuk kemi të drejta – jemi të “vjedhur”!

15 Marsi është dita botërore e konsumatorëve. Mund të konstatohet se në vendin tonë, është ngritur vetëdija tek qytetarët për të drejtat e tyre. Ankesat tashmë drejtohen tek organizatat dhe inspektorët, kurse në fuqi është edhe Ligji për të drejtat e konsumatorëve.

Por, shqetësimi kryesor i tyre në dy vitet e fundit është se si të rritet fuqia e tyre blerëse, pasi kompetentët kanë konstatuar se në “kurriz” të tyre nëj pjesë e tregtarëve kishin bërë tentativa që të pasurohen brenda natës.

“Drejtësi, nuk ka drejtësi assesi të gjithë shohin të vjedhin, nga të moshuarit, vjedhin edhe nëpër arkat. Çmimet për çdo ditë lëvizin , djath nuk mund të blesh, 500 denarë ku ekziston kjo, djathi ka qenë për 250 denarë ndërsa tani  500 denarë të mos flasim për kaçkavallin, për çdo ditë çmimet po shkojnë drejt rritjes”, tha një qytetar.

“Nuk e kemi jo, të gjitha çmimet shkojnë duke u rritur, të gjitha janë gënjeshtra nëpër televizore të gjitha, shikoni nëpër markete dhe do i shihni”, tha një qytetare.

D 0006 MIN 00:36

“Ata kanë qenë gjithmonë ashtu dhe ashtu do mbeten nuk ka drejtësi. Nuk ka drejtësi”.

“Mos luani me çmimet se mund të digjeni”. Mesazhi vjen nga Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Sipas tij, mbi 2.500 produkte bujqësore dhe të ushqimit pritet të lirohen me ligjin e ri për praktika jo të ndershme tregtare.

“Është një zgjidhje ligjore ku mbi 2.500 produkte ushqimore dhe buqësore do të kenë marzhë më shumë se 10 përqind pothuajse në të gjithë zinxhirin e tregtisë duke filluar nga prodhuesi deri tek tregtia me pakicë.  Ministria e Ekonomisë ka dorëzuar listën e mbi 2.500 produkteve të cilat do të jenë pjesë e kësaj zgjidhje ligjore dhe do të kenë çmime të cilat do të jenë të përballueshme për qytetarët”, tha Kreshnik Bekteshi.

Ministria e Ekonomisë është e përkushtuar që të sigurojë mbrojtje të fortë dhe të përhershme të konsumatorëve – u zotua Ministri Bekteshi, duke potencuar se pikërisht Ligji I ri për mbrojtjen e konsumatorëve është një mjet I fuqishëm për të mbrojtur të gjitha sferat e raporteve të konsumatorëve./tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share