Dita botërore e gjumit, qindra meksikanë shtrihen rrugëve të qytetit

Ngjarja rrit ndërgjegjësimin për rëndësinë e gjumit për shëndetin fizik dhe mendor

Ata që ecnin nëpër rrugët të qytetit të Meksikos u gjendën përballë një pamje jo shumë të zakonshme. Me dyshekë, maska ​​gjumi dhe jastëkë, qindra meksikanë u shtrinë në tokë për të marrë një sy gjumë.

Disa pjesëmarrës u mbështjellën me batanije, ndërsa të tjerë përgatitën telefonat e tyre për të luajtur muzikë qetësuese ndërsa flinin. Kjo ngjarje e organizuar nga autoritet meksiknae , kishte për qëllim të rriste ndërgjegjësimin për rëndësinë e gjumit.

“Dita Botërore e Gjumit rrit ndërgjegjësimin për rëndësinë e gjumit për shëndetin fizik dhe mendor. Sot jemi këtu në një ngjarje të rrallë. Është hera e parë që një ngjarje si kjo ndodh në botë. Jemi këtu për një sy gjumë me grupin.”

Një tjetër pjesëmarrës tha se shpresonte se kjo ngjarja do të rrisë ndërgjegjësimin për punëtorët që të kërkojnë më shumë pushime nga kompanitë e tyre.

“Mendoj se është interesante. Është një akt revolucionar. Ne duhet të kërkojmë nga kompanitë të drejtën tonë për të bërë një pushim, veçanërisht ato kompani që janë pak neglizhente, që kërkojnë të punojnë shumë oerë në ditë dhe as nuk ju japin mundësinë të konsumoni një vakt. Mendoj se kjo është një përvojë e mirë që njerëzit të ngrenë zërin dhe të luftojnë për të drejtën për të pasur një pushim gjysmë ore. Mendoj se është mirë.”

Sipas një studimi nga Universiteti Kombëtar i Meksikës gjysma e meksikanëve kanë probleme me gjumin.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share